Bota

Ra brenda depozitës së verës, humb jetën tragjikisht prodhuesi italian

Një profesionist verërash në verilindje të Italisë ka humbur jetën pasi ra brenda depozitës së verës së bardhë ‘prosecco’ duke u përpjekur të shpëtonte kolegun e tij qe mbeti i plagosur rëndë.

46 vjeccari Marco Bettolini, po punonte në mirëmbajtjen e punishtes Ca’ di Rajo në provincën e Treviso më 14 shtator, kur pa se miku e kolegu i tij Alberto Pin nuk po ndjehej mirë.

Me sa duket avujt e procesit të fermentimit kishin bërë të ndjehej keq menaxherin që po punonte brenda depozitës që kishte ende pak verë në fund të saj, shkruan e përditshmja vendase La Tribuna di Treviso.

Bettolini zbriti në depozitë duke u përpjekur të shpëtonte zotin Pin në incidentin e orës 2 pasdite, por u rrëzua dhe goditi kokën në metal.

Gazeta shkruante se edhe personi i dytë mund të ishte alivanisur nga avujt e fermentimit dhe kishte humbur ekuilibrin.

31 vjeçari Pin, u dërgua në spitalin e Treviso ku mbetej në gjendje serioze po të qëndrueshme, shkruante rrjeti News Italy 24.

Pronari i punishtes Simone Cecchetto, shprehte keqardhjen për mediat: “Jemi të shtangur nga dhimbja, për ne ata ishin si dy vëllezër, si bijtë tanë”.

“Mendimet tona shkojnë për familjet e tyre, për këta dy djem që ishin rritur me ne. Lutemi që i plagosuri të rikuperohet sa më shpejt.’

Autopsia pritet të përcaktojë shkaqet e sakta të vdekjes së zotit Bettolini.

Të dy burrat kishin eksperiencë të gjatë në punën e tyre dhe nuk shpjegohet sesi mund të pësonin një aksident kaq të rëndë në punën që bënin prej shumë vitesh.

Prokurorët italianë kanë nisur hetimet dhe kanë izoluar vendin e incidentit.

Kryeprokurori Marco Martani tha: “Me sa kemi mësuar nga policia gjyqësore asnjë prej tyre nuk duhet të kishte hyrë në depozitën e fermentimit pasi mirëmbajtja e saj është bërë nga kompani të specializuara me maska apo sisteme kundër rrezikut të helmimit nga gazi.”

TRENDING

Exit mobile version