Kronike

Ra nga kati i dytë i banesës, humb jetën i moshuari (DETAJET)

Një i moshuar ka ndërruar jetë ditën e sotme në Vlorë. Policia bën me dije se 93-vjeçari me iniciale E.F, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga kati i dytë i banesës së tij.

“Sot, rreth orës 09:35, në lagjen “Pavarsia 3”, dyshohet se është rrëzuar nga kati i dytë i banesës së tij, shtetasi E. F., 93 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

TRENDING

Exit mobile version