Kosova

Radojiçiç, dora e fshehur e Vuçiç/ Politiko analizon situatën

Vendimi i presidentit serb për të thirrur zgjedhjet e jashtezakonshme më 17 dhjetor, duket se mund të kthehet dhe ta kafshojë atë, pasi një opozitë e bashkuar po ngre një sfidë të papritur ndaj pushtetit të tij prej dekadash.

Por pavarësisht zhgënjimit në rritje me Vuçicin, ai ka avantazhin elektoral që të vazhdojë të shihet si i vetmi lider me kredibilitetin për të trajtuar problemet e mëdha strategjike të vendit në skenën ndërkombëtare, që përfshijnë marrëdhëniet me Kosovën dhe ruajtjen e veprimit diplomatik balancues të Beogradit midis Rusisë dhe BE-së.

“Frika për paqëndrueshmëri në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, arriti kulmin në fund të shtatorit kur një grup i armatosur rëndë i udhëhequr nga Milan Radoiçic, një biznesmen kontrovers dhe dora e fshehur e Vuçicit mes serbëve të Kosovës, organizoi një sulm në fshatin Banjskë, duke vrarë një polic etnik shqiptar” –  shkruan “Politico”.

Ecuria e marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën, e shpallur e pavarur në 2008, por ende e panjohur nga Serbia, mbetet një gjemb në këmbë për çdo politikan të Beogradit që kur Kosova, dikur një provincë serbe, u shkëput pas bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë në vitin 1999.

Gjatë dekadës së kaluar, Vuçiç ka qenë fytyra e vetme e Serbisë jashtë vendit dhe I përfshirë vazhdimisht në negociatat me Kosovën

“Vuçiç ka imponuar me sukses narrativën se nuk ka alternativë ndaj tij në skenën politike serbe kur bëhet fjalë për bashkëpunimin me Perëndimin – dhe partnerët e huaj “e blenë këtë trill” –  shpjegoi Sërgjan Majstoroviç, kryetar i bordit për Qendrën e Politikave Evropiane, një organizatë joqeveritare në Beograd.

Perëndimi ka një pjesë të fajit për këtë, teksa Vucic paraqitet para tyre si alfa dhe omega e jetës politike në Serbi” – deklaroi Majstoroviç.

Por ecja në litar e Serbisë, tani është bërë më e vështirë se kurrë. Vucic dëshiron t’u japë serbëve një perspektivë drejt integrimit në BE, duke treguar njëkohësisht vëllazëri me Rusinë dhe duke mos iu bashkuar sanksioneve perëndimore kundër Moskës.

Duke luajtur me këtë ekziston një perceptim se BE-ja po i bën presion Serbisë që të njohë Kosovën. Megjithatë, partia e Vuçicit është e qartë në qëllimin e saj përfundimtar në lidhje me pranimin në Union.

Në një debat të fundit televiziv në kanalin e pavarur N1 me pjesëmarrjen e të gjithë përfaqësuesve të partive opozitare, të gjithë kandidatët e opozitës shprehën skepticizëm ndaj marrëveshjeve të fundit të arritura në dialogun e lehtësuar nga BE-ja me Kosovën. Kandidatët u përqendruan kryesisht në të njëjtën pikë diskutimi: se Serbia po detyrohet të veprojë kundër interesave të saj kur bëhet fjalë për Kosovën.

Kjo është shqetësuese për zyrtarët perëndimorë, të cilët kanë investuar tashmë një dekadë në përpjekje për të zgjidhur një nga konfliktet më të vështira të rajonit.

Për Majstoroviçin, nëse opozita do të fitonte zgjedhjet, qeveria e re do të ishte një “déjà vu”. Pritshmëritë nga Perëndimi do të ishin shumë të vështira për t’u trajtuar brenda natës” – paralajmëroi Majstoroviç.

TRENDING

Exit mobile version