Bota

Raketa ruse përfundon në qiellin polak, Stoltenberg: NATO do të mbetet vigjilente

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u shpreh sot se aleanca po monitoron situatën dhe do të mbetet vigjilente, pasi një objekt i panjohur, që besohet të jetë një raketë ruse e lëshuar nga Ukraina, ka hyrë në hapësirën ajrore polake.

Stoltenberg ka shkruar në rrjetin social X se ka diskutuar për incidentin me Andrzej Duda, presidentin e Polonisë, vend anëtar i NATO-s.

“Kam folur me presidentin Andrzej Duda për incidentin me raketa në Poloni. NATO shpreh solidaritetin me aleatin e saj të çmuar, po monitoron situatën dhe do të qëndrojë në kontakt derisa të vërtetohen faktet. “NATO do të vazhdojë të jetë vigjilente”, tha Stoltenberg.

TRENDING

Exit mobile version