LAJMI I FUNDIT

Rama: Gabimet e Prishtinës dhe viktimizimi i Beogradit e kanë bërë të vështirë përpjekjen tonë

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Kuvend, theksoi se gabimet që ka bërë Prishtina zyrtare si dhe viktimizimi diplomatik i Serbisë e kanë bërë të vështirë rolin e Shqipërisë për të ndihmuar në këtë çështje. Sipas kreut të qeverisë, ka disa në Prishtinë dhe Tiranë që nuk e kuptojnë dot se Shqipëria ka arritur që të ngrihet në një tjetër nivel ndërkombëtar dhe shihet si një faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon. “Pozicioni i vetëdobësuar diplomatik i Kosovës në sytë e BE dhe SHBA, si edhe vetë viktimizimi diplomatik i Serbisë në ato sy falë dhuratave politike të marra bujarisht nga gabimet e Prishtinës zyrtare në procesin e dialogut e bëjnë jo të lehtë këtë përpjekje nga ana jonë, të cilën e kemi vazhduar në çdo rrethanë të mundshme. Këtë bëmë së fundmi edhe në samitin e Komunitetit Politik Evropian ku së bashku me Osmanin kemi folur me aktorët politikë për nevojën e një qëndrimi adeguat të BE-së ndaj këtij përshkallëzimi të rrezikshëm sepse Beogradi zyrtar mban një përgjegjësi të madhe, përderisa nuk e dënoi agresionin por e dënoi me flamurin kombëtar të zisë përderisa nuk shpalli menjëherë thirrjen për të hapur një hetim së bashku me të gjitha forcat e përfshira në procesin e normalizimit, pra me SHBA dhe BE, kështu e gjykuam dhe trajtuam ne shpërthimin e fortë paralajmërues të Banjskës. Puna është se në Tiranë dhe Prishtinë ka disa që nuk duan ta kuptojnë se Shqipëria e sotme nuk është më ajo e djeshmja në arenën ndërkombëtare. Nëse sot ne respektohemi si të barabartë në çdo instancë dhe rrethanë, vlerësohemi për dinjitetin dhe qartësinë që tregojmë me fjalë dhe vepra, pyetemi nga të gjithë aktorët kryesore të komuniteteve euro atlantik, na konsultojnë rregullisht për problematikat rajonale, cmohemi si një vend serioz, të cilit i besohen role me rëndësi në tryezat kryesore ndërkombëtare.”
vijon…

TRENDING

Exit mobile version