LAJMI I FUNDIT

Rama: Kosova po humb shansin historik, të formojë asociacionin, litar që ia ka lidhur këmbët

Kryeministri Edi Rama i bën thirrje Kosovës që të mos e humbasë shansin historik për t’u ulur në tavolinën e negociatave me planin franko-gjerman. Rama thotë se Kosova duhet të formojë asociacionin, që sipas tij është kthyer në një litar që po i shtrëngon fort këmbët e Republikës së Kosovës.

“E kam thënë së samitin e NATO, mbi domosdoshmërinë marrjes së kontrollit të veriut të Kosovës nga KFOR. Fokusimi tek suksesi dhe jo dështimi i plantit franko gjerman dhe dhënies drejtim të asociacionit të komunave me shumicë serbe. Nuk duhet mbajtur një litar në këmbë që veç e pengon Kosovën në rrugën e saj dhe veç e largon objektin për tu bërë pjesë e OKB, NATO, BE. Ai litar duhet këputur një orë e më parë. Nuk duhet shkencë, duhet logjikë të ftohtë, për të kuptuar se ai as duke mos u bërë është kthyer në një litar. Do vazhdojë të shtrëngojë këmbët e Republikës së Kosovës. Të mos e shohësh këtë do të thuash që mos të duash t’ia dish fare se si duhet hedhur hapi tjetër. Kosova po rrezikon të humbasë shansin historik, të planit franko-gjerman për të bërë një progres në dialogun me Serbinë. Nëse bëhet si duhet në bashkëpunim me aleatët, Serbia s’do lëvizë dot aq lirshëm sa ka lëvizur tërë këtë kohë mes Brukselit dhe Uashingtonit duke shfrytëzuar qasjen e gabuar të Prishtinës në dialog”, tha Rama.

TRENDING

Exit mobile version