Politike

Rama nga Luksemburgu: Me BE-në ishim gati të “martoheshim”, na donte, por nuk na fliste

Kryeministri Edi Rama, gjatë një vizite zyrtare në Luksemburg, ka folur edhe në panelin “Rruga drejt zgjerimit”, si dhe rolin që institucionet më të rëndësishme financiare mund të luajnë në rrugën drejt integrimit në BE.

Kryeministri Rama e nisi fjalën e tij duke thënë se: jam në një periudhë post- traumatike sepse ne donin që të çeleshin bisedimet, por BE-ja na thoshte që ju duam, por ne ende nuk jemi gati.“Do të ndaj me auditorin atë çfarë mendoj, për momentin jam në një periudhë post traumatike më është dashur të kaloj një traumë të madhe me BE-në, ata këmbëngulnin që na donin por nuk ishin gati të flisnin. Është sikur të duash të martohesh dhe pala tjetër të thotë s’dua të të flas, është një përvojë shumë traumatike, por ka përfunduar tashmë, kemi çelur bisedimet në këtë epokë jam i prirur ta lavdoj se sa ta fajësoj BE”, tha Rama.“Por tani në këtë periudhë kemi çelur bisedimet e anëtarësimit dhe në këtë epokë post- traumatike jam shumë më tepër i prirur ta lavdëroj BE-në sesa ta fajsojë. Përgëzimi besoj se është plotësisht i merituar sepse po shohim shërbimin jashtë mase përfitues që po na jep BE-ja përmes këtij procesi të bisedimeve, kjo është ajo çfarë bën dallimin për Moldavinë dhe Ukrainën”, tha ai.Ndërkaq tha Rama, se “ku ta gjejmë dijen, kush do ti thotë se si të ndërotjmë institucionet, llogaridhënien e shtetit kundrejt qytetarëve. Kush do ti shoqëroj? Është një bekim për ne që kemi BE-në pranë vetes sonë”.“Po flas për këtë plan të rritjes që është përtej të zakonshmes sepse çel shtigje që më parë qenë të hapura vetëm për shtetet anëtare. Ka qenë gjithçka ose asgjë. Nëse e doje këtë martesë do të duhet të duroje kohën e gjatë të pritjes ndërkohë nuk kishe asgjë apo gjëra të vogla. Më kujtohet kur i tregova Ursulas dhe të tjerëve faktet, të dhënat dhe kontributet për frymë të BE-së për anëtarët e vet dhe në rajonin tonë, që 4300 për vit ndërkohë që kontributi për frymë i BE në rajon shtë 1138 euro” , theksoi Rama

“Teknologjia është bekimi ynë, ndoshta është mallkim për Gjermaninë sepse kanë krijuar një makineri të jashtëzakonshme me letra. Për ne, kjo në fakt është një faqe e bardhë, bosh ku mund të hedhim hapa të jashtëzakonshme përmes teknologjisë. Kjo na jep dyer më të hapura qoftë nga BERZH, bankës së investimeve për të mbështetur transformimin tonë përmes teknologjisë dhe inteligjencës artificiale. Nuk po kërkoj integrim të shpejtë dhe të pabazuar në meritë. Sepse do të ishte njësoi si të merrje lejen e drejtimit të automjetit pa ditur se si ti japësh”, përfundo Rama.

TRENDING

Exit mobile version