Politike

Rama përballet me Florian Markun: Superstar…

Kryeministri Edi Rama priti sot në ambientet Kryeministrisë, boksierin me famë botërore, Florian Marku, i cili do të ndeshet më 25 gusht në një duel kundër Miguel Parra Ramirez.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Rama shkruan se ndihet i nderuar nga vizita e një tjetër ylli të sportit shqiptar, superstarit të ringut Florian Marku.

Kryeministri ka publikuar gjithashtu foto dhe video nga momenti i takimit me boksierin.

“I nderuar nga vizita e një tjetër ylli të sportit shqiptar, superstarit të ringut Florian Marku, që pasnesër, të enjten 25 gusht, synon në Air Albania Arena gjerdanin e madh të kampionit të kategorisë sipërore WBC, në një ndeshje për historinë e boksit botëror”, shkruan Rama.

Më herët kryeministri priti kampionen e Europës, Luiza Gega, të cilës i dorëzoi Kordonin me Yllin për Mirënjohje publike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version