Ekonomi

Rama thirrje qytetarëve të investojnë në…

Rama: Rritja e normës së interesit, avantazh për ata që investojnë në bonot e thesarit

Edi Rama

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ftoi sot qytetarët që të investojnë në bonot e thesarit. Në një konferencë për shtyp, kryeministri tha se duke marrë shkasë nga kriza ekonomike është rritur vlera e letrave me vlerë.

“Është moment i mirë për të investuar në tituj qeveritarë. Ju e dini që jemi në një fazë të rritjes së normave të interesit dhe pikërisht për këtë arsye, pavarësisht shkaqeve që janë të mirënjohura dhe që lidhen me krizën e përgjithshme, rritja e normave të interesit është një avantazh për të gjithë ata që investojnë në bonot e thesarit. Janë me risk zero dhe prandaj Banka e Shqipërisë ka riahpur sportelet që të lehtësojë aksesin. Një hap pozitiv në funksion të kontateve të qytetarëve me institucionin e BSH por edhe një shenjë që banka i jep të gjithë atyre që dëshirojnë dhe mund ta konsiderojnë investimin me bonot e thesarit dhe obligacione. Ky është subjekti i kësaj konferencë të përbashkët me ministren,”-tha Edi Rama.

TRENDING

Exit mobile version