Politike

Rama shkarkoi Çuçin, Bardhi: Dorëzimi i Ministrisë së Brendshme në duart e krimit

Kryetari i Grupit të PD Gazment Bardhi, ka reaguar pas njoftimit të kryeministrit Edi Rama për shkarkimin nga detyra e ministrit të Brendshëm, Bledar Çuçi.

Në statusin e tij në Twitter, Bardhi thotë se akti i kryeministrin është më i rëndë se vetë ngjarjet e raportuara, duke shtuar se dorëzimi i Ministrisë së Brendshme në duart e krimit të organizuar është kapitullim i shtetit!

REAGIMI:

Botërisht dihet që Ministrat e Brendshëm emërohen për të luftuar krimin e organizuar. Vetëm në Qeverinë e Edi Ramës ndodh që emërohen për të forcuar dhe konsoliduar lidhjet mes krimit të organizuar dhe qeverisjes!

 

 

Akti i sotëm i Edi Ramës është shumëfish më i rëndë sesa vetë ngjarja që solli shkarkimin e merituar të ish Ministrit Çuçi! Dorëzimi i Ministrisë së Brendshme në duart e krimit të organizuar është kapitullim i shtetit!

TRENDING

Exit mobile version