Bota

Rasti i dytë i infektimit te kafshët/ 4 luanë në një kopsht zoologjik në Barcelonë rezultojnë pozitiv me Covid-19

SPANJË– Katër luanë në një kopshti zoologjik në Barcelonës kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Sipas Dailymail, lajmi është konfirmuar nga veterinerët, pasi i janë kryer analizat katër luanëve, tre femra dhe një mashkull.

Luanëve iu dha kujdes veterinar për gjendjen e tyre klinike, e cila ishte me simptoma të lehta, e ngjashme me një gjendje shumë të lehtë të gripit,”-thuhet në njoftimin e kopshtit.

Sakaq, është bërë e ditur se dhe dy punonjës në kopshtin zoologjik kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, muajin e kaluar. Por, ende nuk është bërë e ditur sesi janë infektuar luanët, hetimet po merren me zbulimin e plotë të kësaj çështje.

Ndërkohë, ky është kopshti i dytë ku kafshët kanë rezultuar pozitive, pasi në muajin prill ishin katër tigra dhe tre luan në New York që kanë rezultuar pozitiv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version