Kosova

‘Robust’ vijnë në Kosovë/ Hill flet për emergjencë…

Një delegacion i nivelit të lartë, me përbërje emisarët Miroslav Lajcak,  Gabriel Escobar dhe Këshilltarët e Kancelarit gjerman, Presidentit Macron dhe Kryeministres Meloni, do të vizitojë Serbinë më 21 tetor. Vizitën e ka përmendur edhe Ambasadori i SHBA’së në Beograd  i cili ka thënë se vizita e delegacionit ‘robust’, flet për emergjencë për çështjen e dialogut. Presidenti Vucic u ka thënë dje mediave se është duke pritur se çfarë ‘pako’ do të çojë atje ky delegacion. Në Kosovë s’ka pasur ndonjë konfirmim zyrtar për vizitën e delegacionit të lartë. Në media megjithatë ka pasur shkrime se Lajçak, Escobar, dhe tre këshilltaret do t’i kërkojnë Serbisë të bashkëpunojë për hetimet rreth sulmit në Banjskë si dhe misioni i tyre ndërlidhet me ‘shpëtimin’ e dialogut dhe implementimin e Marrëveshjes së Ohrit. Kosova dhe Serbia të përfaqësuara nga Kurti dhe Vuçiq janë takuar së fundmi më 14 shtator në Bruksel duke mos u dakorduar rreth sekuencimit për zbatimin e marrëveshjes. Më 24 shtator Kosova u përball me një sulm terrorist për të cilin janë duke u kryer hetime. Mbetet të shihet nëse Perëndimi do t’i kthejë palët shpejt në dialog dhe t’i bindë ato që t’i zbatojnë marrëveshjet.

TRENDING

Exit mobile version