Kosova

Rrëmbimi i tre policëve/ DASH ultimatum Serbisë: Të lirohen menjëherë

Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar në lidhje me situatën mes Kosovës e Serbisë.

Sipas DASH, Prishtina e Beogradi duhet të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të ulur përshkallëzimin e tensioneve, ndërkohë që mes masave përfshihen sipas Departamentit edhe lirimi pa kushte i tre policëve të Kosovës të ndaluar nga Serbia, raporton Reuters.

“Pritshmëritë tona për të dyja palët, janë që Kosova dhe Serbia duhet të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të ulur tensionet. Kjo përfshin lirimin pa kushte të tre oficerëve të policisë së Kosovës të ndaluar së fundmi. Ne besojmë se të dyja palët duhet të ndjekin planin me tre pika që është përshkruar nga BE pa vonesë. Si pjesë e kësaj, siç kemi folur më parë, kryeministri Albin Kurti dhe qeveria e tij duhet të sigurojnë që kryetarët e zgjedhur të kryejnë detyrat e tyre kalimtare nga vende alternative dhe të tërheqin forcat policore. Ne vazhdojmë të dënojmë dhunën e papranueshme kundër trupave të udhëhequr nga NATO, ndaj forcave të rendit dhe gazetarëve. Dua të shtoj se ne vijojmë të jemi të angazhuar drejtpërdrejt si me të dyja palët ashtu edhe me partnerët tanë në rajon. Sekretari Antony Blinken ka pasur biseda me partnerët në rajon për këtë çështje”, ka deklaruar zëdhënësi i DASH, Matthew Miller në një konferencë për shtyp.

TRENDING

Exit mobile version