Bota

Rusia ndërron kokën e gjeneralit që do drejtojë luftën në Ukrainë

Kremlini ka emëruar gjeneralin Serghei Surovikin, deri tani komandant i Grupit të Ushtrisë Jugore dhe më parë komandant i forcave ajrore dhe forcave sekrete në Siri, si kreun e forcave të përbashkëta të angazhuara në Ukrainë.

Emërimi u njoftua nga Ministria e Mbrojtjes, dhe vjen në një kohë kur ushtria ruse në Ukrainë është në telashe nën presionin e ushtrisë së Kievit dhe armëve perëndimore.

Sipas presidentit ukrainas Zelensky, vendbanime dhe territore që mbulojnë më shumë se 200 kilometra katrorë janë rimarrë në rajonin jugor të Kherson që nga fillimi i tetorit.

Ndërkohë, Agjencia Bërthamore e OKB-së po bën thirrje për krijimin e një brezi mbrojtës rreth termocentralit Zaporizhizhia të kontrolluar nga Rusia.

Në faqen e saj të internetit, Agjencia dënon sulmin ndaj një linje elektrike që ushqen sistemet e ftohjes së centralit.

Së fundi, guvernatori ukrainas i rajonit tha se Rusia ka dëmtuar pjesë të infrastrukturës në qytetin e Zaporizhizhia teksa ka përdorur për herë të parë dronët shpërthyes ‘Shahed 136’ të prodhimit iranian.

TRENDING

Exit mobile version