Aktualitet

Samiti i Tiranës sjell në Ballkan 6 miliardë euro

Liderët e rajonit janë bashkuar në Tiranë për samitin BE-Ballkani Perëndimor, ku po diskutohet mbi planin e rritjes ekonomike.

Pas pritjes së liderëve, kryeministri Edi Rama hapi punimet e samitit duke i bërë thirrje liderëve që të bashkëpunojnë më shumë për zbatimin e këtij pani ose do të dështojnë për t’u bërë pjesë e BE-së.
“Me planin e rritjes  do marrim hapat e nevojshëm për të ecur më pranë njëri-tjetrit dhe BE-së, ose do rrezikojmë të dështojmë për të zënë një vend më pranë BE. Ose e bëjmë së bashku, ose dështojmë së bashku, ekonomitë tona nuk mund të lulëzojnë duke penguar lëvizjen e lirë të njëra tjetrës”, tha Rama.

Rama tha se Shqipëria është e gatshme dhe do të punojë pa reshtur me të gjithë të tjerët për të ecur shpejt përpara drejt zonës së përbashkët të pagesave euro lehtësimit të tregtisë së transportit dhe tregut digital.

Komisioneri për Zgjerimin e BE-së Oliver Varhelyi tha se përveç 30 miliardë eurove të jepen edhe 6 miliardë euro të tjera.

Ndryshe nga samiti për Ukrainën ku nga Kosova ishte e pranishme presidentja Vjosa Osmani, sot nuk do të ketë asnjë përfaqësues. Kryeministri Albin Kurti do t’i adresohet samitit me një videomesazh. Ndërkohë mungon edhe kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajic.

Ndiqni lajmet në zhvillim….

“Duhet të miratoni ligje cilësore”, zyrtari i KE-së porosi vendeve të Rajonit: Duhet të punoni me ritëm të lartë

Drejtori i Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, Gert Jan Koopman, ka deklaruar në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Tiranë tha se duhet një ritëm i lartë punimesh në mënyrë që të përfitohet nga fondet e BE.

Ai u shpreh se ka mbetur vetëm një muaj kohë për mbylljen e reformave.

‘Së pari udhëheqësit e pranishëm, dëshmi për angazhimin tuaj. Kjo tregon edhe ritmin e lartë që të ndodhë ndryshimi.

Nuk bëhet fjalë vetëm për udhëheqësit por edhe institucionet duhet të bëjnë punët e tyre. Disa nga nismat duhet të jenë tërësisht funksionale.

Ritmi është i lartë, por na ka mbetur vetëm një muaj për të mbyllur agjendën e reformave. Cilësia e ligjeve që duhet të miratoni duhet të jetë e lartë. Na keni krah jush por ritmi duhet i lartë që fondet të hyjnë në maj para pushimeve verore.’- tha Koopman.

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Varhelyi: Do dyfishojmë ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor! Të jepen edhe 6 miliardë euro për rajonin

Komisioneri për Zgjerimin e BE-së Oliver Varhelyi në fjalën e tij në samitin BE-Ballkani Perëndimor tha se vendet e rajonit duhet të bashkëpunojnë në mënyrë që të përfitojnë nga plani i rritjes ekonomike të BE-së. Varhelyi tha se përveç 30 miliardë eurove, institucionet financiare të jepain edhe 6 miliardë euro të tjera.
‘Tirana është kthyer në një pikë takimi për të gjithë rajonin. Edhe pse po afrojmë fundin e mandatit dëshirojmë të lemë pas diçka serioze të jetë e prekshme dhe e ndjeshme për aspektin afatshkurtër dhe afat mesëm. Është proces integrimi do të thotë se shoqëritë e Ballkanit Perëndimor të integrohen në BE. Që do të thotë se BE duhet të ofrojë të gjitha përfitimet që sjellë anëtarësimi para se vendet tuaja të bëhen anëtare të BE-së.
Është plan ambicioz. Do të vazhdojë deri në 2027. Kemi besim të plotë se ju do të arrini ti merrni të mirat që sjell ky plan. Do të dyfishojë ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor për 10 vitet ardhshme. Ajo që ju po shihni tani para është shumë më shumë se ajo që do të kemi mundësi të shikojmë. Për planin e rritjes të gjitha vendet e rajonit, duhet të ecin para vetë me shpejtësi dhe të arrihen rezultate.
Dëshira e 3 është një dëshirë që e shpreh për institucionet financiare, përveç 30 miliardë euro kërkojmë të na jepni edhe 6 miliardë euro. 19 % që do të ofrohen do të merren deri në 2027. Këto para do të arrijnë nëse ju si institucionet financiare tregoheni të shpejtë. Jemi në fillimet e një ndryshimi rrënjësor.’- tha Varhelyi.
Samiti për planin e rritjes ekonomike, Rama-liderëve të rajonit: Ose do bashkëpunojmë, ose do dështojmë në rrugëtimin për në BE
Në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, kryeministri Edi Rama u bëri thirrje liderëve që të bashkëpunojnë ngushtësisht për zbatimin e planit të Rritjes Ekonomike. Rama tha se ose e bëjnë së bashku, ose në të kundërt do të dështojnë për të qenë pjesë e BE.
“Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut ndërmorën nismën e Ballkanit të hapur për të përshpejtuar progresin bazuar në parimet e procesit të Berlinit. Me planin e rritjes  do marrim hapat e nevojshëm për të ecur më pranë njëri-tjetrit dhe BE-së, ose do rrezikojmë të dështojmë për të zënë një vend më pranë BE. Ose e bëjmë së bashku, ose dështojmë së bashku, ekonomitë tona nuk mund të lulëzojnë duke penguar lëvizjen e lirë të njëra tjetrës. Ose bëjmë paqe për të punuar për begatinë tonë, ose mungesa e kësaj begatie do na bëjë të humbasim paqe. Kështu funksionin BE, kështu duhet të funksionojë BP. BE është më e gatshme se kurrë të na ndihmojë të bëhemi pjesë e saj, duhet të jemi ne tashmë më gati se kurrë të ndihmojmë veten për të mos e humbur këtë dritare. Më vete jemi gjithmonë të vegjël, por së bashku mbartim rëndësi e potencial të madh. Si mund të bëhemi më të lirë e më të mëdhenj, nëse kam eksport duhet të presin ende mijëra orë në vit në kufijtë tanë rajonal. Si mund të mos heqim barrierat jo tarifore dhe të humbasim një rritje potenciale me 3% çdo vit”, tha Rama.

 

TRENDING

Exit mobile version