Aktualitet

Sekuestrohen mbi 61 mijë euro në Morinë, procedohet i riu

61 mijë e 900 euro janë sekuestruar nga shërbimet e policisë kufitare në Morinë. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se paratë i janë gjetur një 32-vjeçari që është proceduar penalisht. I riu me inicialet Q.L., nuk i ka deklaruar paratë në momentin që ka kaluar në kufi. Ai po hetohet për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Njoftimi i policisë Morinë, Kukës/Policia Kufitare, kontrolle intensive për goditjen e veprimtarive kriminale. Si rezultat i kontrolleve, goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi. Sekuestrohen 61 900 euro, procedohet penalisht 32-vjeçari që nuk i deklaroi në PKK Morinë. Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Volksëagen”. Gjatë kontrollit fizik ndaj pasagjerit të këtij automjeti, shtetasit Q. L., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 61 900 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi. Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Q. L., 32 vjeç, banues në Itali, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

TRENDING

Exit mobile version