Kosova

Serbi-Rusi, krisen marrëdhëniet, mediat rajonale për deklaratën e presidentit të Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se Serbinë e presin ditë të vështira dhe ka paralajmëruar se së shpejti do t’i informojë qytetarët për të gjitha sfidat që e presin.

“Serbinë e presin ditë të vështira. Në këtë moment nuk është e lehtë të them se çfarë lajmesh do marrë në 48 orët e fundit, por di se ato kërcënojnë drejtpërdrejt interesat jetike kombëtare të Serbisë” – ka shkruar Vuçiç në Instagram.

Për deklaratën e tij raportuan edhe mediat rajonale.

‘Slobodna Bosna’ shkruan se për “mbretin e dramës Aleksandër Vuçiç do  jenë orë të vështira, më te vështirat deri tani”

Kurse portali Zagreb Index ka shkruar se  “Njoftimi i Vuçiçit ishte plot mistere.

Portali i Sarajevës ‘Klix’ shkruan se për momentin nuk dihet se kujt i referohet Vuçiç kur thotë se do kërcënohen interesat jetike kombëtar të Serbisë.

“Presidenti i Serbisë pritet të jetë më i saktë në ditët në vijim”, shkruan Klix.

“Vuçiç shpall ditët të vështira” – titullohet shkrimi në Oslobođenja të Sarajevës.

Gjithashtu vëmendje të veçantë, thirrjes apokaliptike të Vuçiçit, i kanë kushtuar edhe mediat në Rusi.

Gazeta ‘Ruska’ raporton, duke iu referuar mesazhit të Vuçiçit, shkruan se Perëndimi do rrisë presionin ndaj Serbisë, gjë që mund të çojë në komplikime në marrëdhëniet midis Beogradit dhe Moskës.

TRENDING

Exit mobile version