Rajon

Serbia nuk i kthen shpinën Rusisë/ Vuçiç: Kurti separatist tallet me rendin botëror

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, duke folur në sesionin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, tha se ishte aty si përfaqësues i një vendi që është në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian, por dhe që nuk ishte gati që t’u kthente shpinën miqësive që ka ndërtuar ndër shekuj

“Unë e mbështeta prezantimin e presidentit amerikan për respektimin e integritetit territorial dhe të drejtave të njeriut, por pothuajse të gjitha vendet perëndimore kanë shkelur Kartën e OKB-së dhe Rezolutën 1244 në lidhje me Kosovës” – deklaroi Vucic

“Ne – tha presidenti serb, –  nuk i ndryshojmë parimet tona. Çdo shkelje e Kartës së OKB-së është e njëjtë. Pavarësisht nga forca, dhe pavarësisht nga justifikimet. Ai theksoi gjithashtu se ishte nën një presion të paprecedentë

” Të gjitha rregullat duhet të zbatohen për të gjithë. Një tjetër gjë e rëndësishme është se paqja është bërë një fjalë e ndaluar. Të gjithë kanë të preferuarit dhe fajtorët e tyre. Fuqitë e mëdha kanë vetëm parime të rreme” –u shpreh presidenti serb, duke shtuar se sot në Kosovë po ushtrohet një dhunë lakuriq e qartë ndaj serbëve, shkaktuar nga separatisti Albin Kurti

“Vetëm javën e kaluar Albin Kurti tha në Bruksel se serbët do paguajnë dhe do të vuajnë. A është e mundur të bëhet një tallje më e keqe se kaq me njerëzimin dhe rendin ndërkombëtar” – deklaroi Aleksander Vucic

TRENDING

Exit mobile version