Rajon

Servili Kinës goditet në Serbi/ Analistët ‘çmontojnë’ presidentin serb

“Tajvani është Kinë dhe varet nga ju se çfarë, kur dhe si do ta bëni, pikë,” Keshtu tha presidenti serb Aleksandër Vuçiç së fundmi për televizionin shtetëror kinez, duke shtuar se Pekini zyrtar gjithmonë do të kete mbështetjen e Serbisë

Duke komentuar këtë, Sonja Biserko , presidente e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut , tha për median serbe Danas se deklarata e Vuçiç ishte fyerje për liderin kinez Xi Jinping dhe se nuk do ketë asnjë ndikim.

“Një deklaratë e tillë nuk ka asnjë efekt apo rëndësi, duke qenë se Serbia tani është më e vogël se kurrë në kontekstin ndërkombëtar. Deklarata e Vucic ishte më shumë shprehje e një marrëdhënieje servile ndaj Kinës”- shpjegoi Biserko dhe shtoi se Serbia sigurisht që nuk mund të ketë asnjë ndikim në atë që do të ndodhë me Tajvanin.

Komentatori dhe gazetari politik Millosh Mitroviç, nga ana tjetër u shpreh se

“Politika e ‘një Kine’ është ndjekur nga të gjitha qeveritë në Beograd që nga themelimi i Republikës Popullore të Kinës në vitin 1949. Megjithatë, theksimi i qëndrimit se Tajvani është Kinë nuk do të thotë asgjë për Kinën dhe mund të dëmtojë Serbinë.

“Edhe pse të gjitha vendet perëndimore dhe të BE-së nuk e njohin Tajvanin, shumë prej tyre mbajnë lidhje me të në një farë mënyre, ekonomike dhe politike, dhe lavdërojnë sistemin demokratik të Tajvanit” –  theksoi Mitroviç

Kurse, Dragoslav Rašeta, studiues i Rrugës së Tretë të Re, është i mendimit se Serbia ka devijuar nga qëndrimi i mëparshëm.

“Veçanërisht mendoj se është shumë diplomatikisht pa takt në kuptimin që pjesa e fundit e asaj deklarate nuk mund të kuptohet ndryshe përveçse inkurajimi i Kinës për të kryer një pushtim të Tajvanit” – deklaroi Rasheta duke theksuar se deklarata të tilla kuptohen si levizje te Serbisë drejt Lindjes.

TRENDING

Exit mobile version