Sport

“Sezonin e ardhshëm dua të luaj përsëri me Mesin”, Nejmar thërret yllin argjentinas, jo tek Barça por tek skuadra…

“Ajo që dua më shumë është të luaj me Mesin përsëri, sezonin e ardhshëm absolutisht duhet ta bëjmë.” Vija e drejtpërdrejtë mes Barcelonës dhe Parisit, deklaratat e fundit të Nejmar për mikrofonat e “ESPN” kanë hapur një skenar të dyfishtë të bujshëm të merkatos së transferimeve.

Nëse verën e kaluar kampioni brazilian ishte afër kthimit në Barcelonë, përkrah mikut të tij të madh Leo Mesit, kontrata skadonte mbi të gjitha, dhimbja e “kokës” ende e pashëruar e yllit argjentinas mund të hapte një udhë të dytë.

Pavarësisht se kush do të jetë presidenti i ardhshëm, Barcelona sot nuk ka likuiditetin ekonomik të nevojshëm për të kryer një goditje të madhe të merkatos. Nga ana tjetër, do ta kishte PSG-ja e Sheik Al Kelaifit, i cili disa muaj më parë i ishte afruar vendosmërisht agjentit të “pleshtit” me një aromë lamtumire nga katalanasit.

Përse Barcelona sot nuk mund ta përballojë Nejmarin – Arsyeja është ekonomike. Deklaratat e presidentit aktual të blaugranave Hunta Gestora, Karlos Tuskests, janë të mjaftueshme për të shpjeguar se sa serioze është situata financiare e klubit: “Nejmar dëshiron të kthehet për të luajtur me Mesin? Nëse ai do të vinte falas ne mund ta mendonim atë, por nëse nuk shesim së pari nuk do të kemi para për të blerë. Në këtë moment do të ishte e parealizueshme, nëse presidenti i ardhshëm i Barcelonës nuk ka gati një mrekulli “, fjalët e tij pa mëdyshje. Viti 2020 i Pike dhe shokëve të tij do të mbyllet pa tituj, me një humbje prej 97 milionë euro dhe me borxh të dyfishuar.

Përse PSG mund ta përballojë Mesin sot – Të “rrëmbejë” legjendën e Barcelonës? Deri vitin e kaluar do të dukej një utopi, por tani e ardhmja e Mesit është larg nga e shkruara. Nëse kandidati për president Huan Laporta, si dhe të gjithë konkurrentët e tjerë, përfshirë edhe favoritin tjetër të madh Viktor Font, nuk duket se kanë ndërmend të heqin dorë nga 6 herë fituesi i “Topit të Artë”, është gjithashtu e vërtetë që nga 1 janari kampioni argjentinas mund të bie dakord lirisht me ndonjë ekip tjetër pasi kontrata po skadon. Zgjedhjet për numrin një të ri të Barcelonës do të zyrtarizohen në 24 janar 2021 dhe në teori deri në atë ditë Mesi mund t’i ketë premtuar tashmë një klubi tjetër. Kujt? Ndoshta vetëm në PSG të mikut të tij Nejmarit, i dëshiruar dhe mbi të gjitha financiarisht i aftë për të kryer një operacion të merkatos të këtij niveli. Megjithëse në atë pikë, një skenar i tretë i bujshëm mund të hapet, e cila është shitja e Kilian Mbape.

PANORAMASPORT.AL

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version