Pinknews

Sherr mes Aurela Gaçes dhe Ponit

Disa kohë më parë, në mediat rozë është përfolur se dy këngëtaret nga Vlora, Aurela Gaçe dhe Poni, janë zënë.

Mirëpo, së fundmi, e ftuar në “Zemër Luana”, Poni ka treguar si qendron e vërteta. Ajo ka hedhur poshtë zërat, duke thënë se e do shumë kolegen e saj.

“S’kemi pasur ndonjëherë krisje, nga këngëtarët vlonjatë Aurelën e dua më shumë”, u shpreh Poni.

Kujtojmë që vajzat janë ndër këngëtaret më të kërkuara të muzikës popullore. Ato janë vazhdimisht të ftuara në koncerte brenda dhe jashtë Shqipërisë.

TRENDING

Exit mobile version