Aktualitet

Sherri i dhunshëm me kosore dhe sëpatë, dy familjet nga Puka përplasen ‘live’

Dy familje që u bënë pak ditë më parë protagonistë të një sherri të dhunshëm, që bëri xhiron e rrjetit, janë përballur sot në emisionin ‘Me zemër të hapur’  Kujtojmë se nga sherri i dhunshëm, me hunj, kosore dhe sëpatë, ngelën të plagosur Florin Zefi, Bardhe Zefi dhe Kol Marku (ky i fundit përfundoi në spital).

Në një lidhje telefonike për emisionin gruaja e Kol Markut tha se ata që sulmuan ishin familja Marku, persona që bënë edhe filmimet. “Kur kam dalë në oborr i kam parë aty. Thirra; o Klodian. E kemi gjetur burrin të shtrirë, të plagosur për vdekje. Ua kemi marrë shkopinjtë, ata më kanë bërë mua foto dhe djalit. Videot i bënë ata. Zonja në fjalë që ka bërë videot, pyete. Kur kam parë burrin të shtrirë përtokë gati të vdekur, s’di ça është bërë. S’kam pasur kohë për të bërë video.”, tha ajo.

Po si lindi sherri mes dy familjeve? Në një tjetër lidhje telefonike për emisionin, nusja e familjes Marku tha se sherri nisi për një rrugë. Sipas saj, Kolë Marku dhe djali i tij i kanë sulmuar me shkopin dhe kosore.

“Isha duke u kthyer nga puna. Nuk kishim asgjë gjë me atë familje. Ata na kanë dalë ne para, jo ne atyre. Ne kemi qenë duke ardhur në shtëpi. Ata u organizuan dhe na dolën para. Na vjen shumë keq. Nuk kemi pasur asgjë në dorë, vetëm duart tona kemi pasur. Pala tjetër ka pasur armë të ftohta. Ata na kanë dalë para. Ai burrë u bë ashtu përmes djalit të vetë. E ka qëlluar djali i vetë. I ka shkuar një herë burrit tim dhe në befasi është larguar burri im, është vetëmbrojtur dhe goditje ka marrë babai i djalit. Në makinë nuk ka pasur asnjë. Jam edhe unë e dëmtuar, kam shenja në trup. Atë e di zotëria me gjithë djalin e vetë. Nuk e di se pse më dolën para. Ne nuk kemi pasur konflikt me të. Ka qenë burri im me vjehrrën që kanë qenë në makinë para meje. Kanë pasur makinën tjetër. Aty ka qenë një shtyllë dritash se na u dëmtua e para. Kishte shkuar ta merrte dhe e ka lidhur pas makine atë shtyllë. Sipër shtëpisë u këput kabllo. Doli kryefamiljari në rrugë dhe i tha burrit tim; o Flor po ma prish këtë rrugë. I tha; po e prisha ta ndreq unë. Kaq i tha. Vetëm për atë çështje. Nuk kemi pasur asnjë lloj sherri, ne shihnim punën tonë. Ne nuk kemi folur kurrë. Se duke i njohur si persona, jemi shmangur. Zoti Kol i ka rënë burrit tim, i ka futur grykët në fut me e mbyt. Zonja që ka shkopin në dorë më tha; fshije videon dhe bëje provë që të njoftosh policinë. Ka tentuar që të më marrë telefonin. Po të mos e njoftoja policinë, ato do të bënin më keq”, tha ajo.

Ndërkohë, zonja e familjes tjetër mohoi këto akuza. Nuk është e vërtetë ajo që thotë zonja. Ajo duhet ta dorëzojë telefonin në prokurori”, tha ajo.

TRENDING

Exit mobile version