Sport

Shitja e Dembele do sjell Cancelon në “Camp Nou”

Me krahun e djathtë të mbrojtjes, që nuk ofron atë cilësinë e dikurshme, “katalanasit” e Barcelona tashmë janë të vendosur të afrojnë portugezin e Manchester City, Joao Cancelo në “Camp Nou”, gjatë kësaj merkatoje vere.Sipas raportimeve më të fundit nga gazetari i mirënjohur i futbollit, Fabrizio Romano, “blaugranat” planifikojnë të shpenzojnë një pjesë të të ardhurave nga shitja e Dembele te PSG për kartonin e “luzitanit” 29-vjeçar.

Mirëpo, Cancelo nuk është i vetmi opsion për krahun e djathtë të mbrojtjes, pasi në rast se negociatat për portugezin dështojnë, atëherë Barcelona do të përpiqet të nënshkruajë me një tjetër mbrojtës, ku një ndër opsionet është dhe talenti i Real Valladolid, Ivan Fresneda.

 

TRENDING

Exit mobile version