Kronike

Shkrumbohet nga flakët makina në Tiranë

Digjet një automjet në Tiranë. Uniformat blu bëjnë me dije se makina tip “Ford” ka marrë flakë në ecje e sipër dhe është djegur pjesërisht.

Ndërkohë theksohet se ka vetëm dëme materiale.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 03.05.2023, në Shkozë, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht mjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin D. J., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

 

 

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

TRENDING

Exit mobile version