Kronike

Shoferi merr para me makinë këmbësorin, detajet e para

Një këmbësor 70-vjeçar ka mbetur sot i plagosur në një aksin në aksin Thumanë-Borizanë.

I moshuari është përplasur nga një automjet që drejtohej nga një 35-vjeçar.

Policia bën me dije se i plagosuri ndodhet në spital, ndërsa është shoferi është shoqëruar në komisariat.

Krujë/Informacion paraprak

 

 

Rreth orës 17:15, në aksin rrugor Thumanë-Borizanë, Krujë, një automjet me drejtues shtetasin A. S., 37 vjeç, ka përplasur shtetasin këmbësor A. X., 70 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit shtetasi A. S, është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Krujë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

TRENDING

Exit mobile version