Kronike

Shoferja humb kontrollin dhe përplaset me makinën, shpërthejnë në flakë

Një aksident me një të plagosur ka ndodhur dje rreth orës 23:25, në lagjen nr. 4, Korçë. Shtetasja me inicialet M. Ç., duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është përplasur me automjetin kantinë tip “Benz”, të parkuar në rrugë.

Burimet zyrtare të policisë njoftojnë se si pasojë e përplasjes, të dyja automjetet kanë marrë flakë. Po të njëjtat burime shtojnë se shtetasja M. Ç., është transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi nga policia 

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 12.08.2023, rreth orës 23:25, në lagjen nr. 4, Korçë, shtetasja M. Ç., duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është përplasur me automjetin kantinë tip “Benz”, të parkuar në rrugë. Si pasojë e përplasjes, të dyja automjetet kanë marrë zjarr. Shërbimet e zjarrfikëses në vendngjarje, bënë të mundur shuarjen e zjarrit. Drejtuesja e automjetit shtetasja M. Ç., u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit

TRENDING

Exit mobile version