Aktualitet

Shqipëria kryefjalë në rrjetet sociale në Itali/ Italianët përmendin mbi 28 mijë herë Shqipërinë në komente

ITALI- Shqipëria ka qenë ‘kryefjala’ e këtij sezoni turistik por edhe tematika e preferuar e italianëve. Vetëm gjatë muajit gusht vendi ynë është përmendur mbi 28 mijë herë në rrjete sociale, sidomos në Facebook.

Nëpërmjet shifrave të dala nga shërbimi analitik, BlogmeterTop rezulton se italianët flasin vetëm për Shqipërinë.  Më poshtë gjeni shifrat të cilën e kryeson Shqipëria. Komentet kanë qenë pozitive por edhe negative.

Kujtojmë se vendi ynë ka qenë një ndër destinacionet më të preferuara të italianëve ndërsa kumboi me vizitën tri ditore të kryeministres italiane Giorgia Meloni në Vlorë me ftesë të kryeministrit Rama.

Një tematikë shumë e diskutuar në Itali ka qenë edhe incidenti me 4 turistët italianë që ikën pa paguar nga restorianti në Berat, fatura e tyre u pagua nga Meloni. Veprimi i kësaj të fundit u diskutua gjatë në Itali.

TRENDING

Exit mobile version