Pinknews

Shqipja reagon pas sherrit të bujshëm në “Përputhen” (FOTO) “Kush ngacmon Sindin ka punë me mua”

Puntata e një dite më parë e “Përputhen” pati debate të shumta mes dy vajzave konkurrente, Melisës dhe Sindit. Kjo e fundit ka patur takim me Mevlanin dhe pasi u shfaq pjesa e dytë, Melisa e pyet atë: “Duke qenë se ti ke thënë se marrëdhëniet seksuale janë të rëndësishme për ty, pse zgjodhe të dalësh me një vajzë të virgjër?”.


Kjo pyetje nuk u prit aspak mirë nga ana e Sindit, e cila e mori si një pyetje me tendencë dhe ofenduese. Dy vajzat filluan të debatonin ashpër me njëra-tjetrën dhe debati denigroi në ofendime.

“Unë do bëj seks me atë që e ndjej e jo me atë që më jep një kafe”, tha Sindi në një moment. Pas kësaj deklarate, situata u irritua së tepërmi dhe Melisa preferoi të largohej nga studio. Ndërkohë konkurrentët u ndanë në dy pjesë, në ato që u pozicionuan pranë Sindit, e në ato që nxituan pas Melisës.

Pas këtij debati të fortë ka pasur edhe një reagim nga Shqipe Hysenaj, vajza që u përjashtua disa javë më parë nga emisioni. Ajo i ka dalë në mbrojtje Sindit, duke u shprehur se vajza në fjalë është më e vërteta në spektakël.

Shqipja shprehet se Sindi tha diçka që dukej që në fillim dhe se vajzat e tjera që i shkuan pas Melisës janë false. Në fund ish-konkurrentja ka “kërcënuar” se kush merret me Sindin ka punë me të më vonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version