Bota

Situata e COVID, mbi 66 milionë raste në mbarë botën

Numri i të prekurve nga COVID në mbarë botën ka arritur në mbi 66 milionë.

Këto janë shifrat e publikuara nga“Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Gjithsej 66 231 472 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, dhe numrin më të madh të të infektuarve e ka SHBA, me gjithsej 14 772 535 raste.

Sa i përket numrit të vdekjeve dei më tani kanë ndërruar jetë rreth 1,52 milionë njerëz.

Pas SHBA-së me numrin më të lartë të të infekturve radhitet India (9 608 418), Brazili (6 534 951), Rusia (2 402 949), Franca (2 268 552), Spanja (1 699 145), Britania (1 690 432), Italia (1 688 939), Argjentina (1 454 631), Kolumbia (1 352 607) dhe Meksika (1 156 770).

Edhe në vendin tonë shifrat ditore janë të larta. Dje janë raportuar 846 raste të reja dhe 19 viktima për 24 orët e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version