Politike

Soreca takim me Ramën, ja çfarë diskutuan

Kryeministri Edi Rama është takiuar ditën e sotme me ambasadorin Luigi Soreca ditën e sotme. Me anë të një postimi të Delegacionit Evropian në Shqipëri, thuhet se në takim u bisedua në lidhje me organizimin e samitit për Procesin e Berlinit në Tiranë. Po ashtu Soreca, konfirmoi mbështetjen e plotë të BE-së për Shqipërinë.

Postimi i Plotë:

Ambasadori Luigi Soreca u takua sot me Kryeministrin Edi Rama në fillim të mandatit të tij të përkohshëm si i Ngarkuari me Punë a.i. në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri. Në një moment kyç për zgjerimin e BE-së dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, Ambasadori Soreca konfirmoi mbështetjen e plotë të BE-së për Shqipërinë për të konsoliduar progresin e arritur deri tani, intensifikimin e mëtejshëm të procesit të reformave në muajt në vijim dhe thellimin e transformimit të vendit në rrugën e tij drejt BE-së. Gjithashtu u diskutua për përgatitjen e Samitit të ardhshëm të Procesit të Berlinit në Tiranë.

TRENDING

Exit mobile version