Politike

Spiropali përplasje me Berishën: Bën thirrje për dhunë, thirreni në SPAK

Ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali i është drejtuar SPAK, duke thënë se sa herë që Sali Berisha bën thirrje për dhunë, duhet të thirret nga Prokuroria. Ajo tha se SPAK duhet të reagojë kur Berisha e quan SKAP.

“Nuk ka sot asnjë shqiptar që nuk e di që Shqipëria në arenën ndërkombëtare e ka ngritur kokë, është vend i respektuar, jo se e thotë progres raporti, që analizon një për një sektor që i di punët e vendit se ata që punët e Shqipërisë i kanë bërë për veten. Ju këtë nuk e pranoni se keni ngritur një teori të tërë mbi baltosjen e Shqipërisë, këtë nuk e kuptoni ju që sulmet ndaj Shqipërisë i keni me qëllimin final për të ardhur me pushtet me çdo kusht. Ku është Luli sot, ai s’ka faj se gjë s’diti e gjë s’bëri, menduar t’i bënit dëmin Shqipërisë, por nuk ia mbërritët. Në 6 dhjetor do zhvillohet këtu konferenca më e madhe europiane dhe ky që sapo foli, ne do organizojmë protestën më të madhe atë ditë që BE të na shoh se kush jemi, sa herë që bën thirrje për dhunë, prokuroria ta thërrasë, kur i thërret SKAP nuk turpërohet dot, që e baltos një njeri këtu në Foltore”, tha Spiropali.

Ish kryeministri, Sali Berisha deklaroi nga foltorja e Kuvendit se Shqipëria ishte kthyer në shtetin që eksportonte krim në Europë. Ai shtoi se vendi ynë ishte kthyer në epiqendër të pastrimit të parave të pista në Europë, ku sipas tij organizata kriminale nga kontinente të ndryshme investonin në ndërtim për të pastruar paratë e pista.

“Opozita do të qëndrojë prapa çdo shqiptari që ka një kauzë të drejtë. Sot këtu flitet për integrimin europian, në tërësinë e tij për normat, ligjet standartet që zbaton në këtë vend, dua të sjell gjithnjë e më shumë Europë. Por ka ndodhur ajo që është më e rënda. Për fat të keq Shqipëria, çdo ditë, çdo javë çdo muaj është shndërruar në një eksportues të frikshëm të krimit në Europë. Shqipëria e etiketuar nga departamenti i shtetit si epiqendër e organizatave kriminale të vendeve të Amerikës së Jugut, së Veriut, Emirateve të Bashkuara, po eksporton gjithmonë e më shumë para të pista. Ajo sot me indeksin që kalon me tre herë indeksin e ndërtimeve në vendet nordike është shndërruar sot në vrimën e zezë të kontinentit për larjen e parave të pista. Ligjet, praktikat që miratoni dhe emërimet që bëni kanë krimin dhe drogën si kriter themelor. Integrimi nënkupton më shumë përgjegjshmëri para ligjit, më shumë transparencë në funksionimin e shtetit ligjor, në funksionimin e ekonomisë së tregut. Sa i përket shtetit ligjor, ju vendosët monizmin e plotë dhe ky monizëm e ka katandisur Shqipërinë 4 vende më poshtë sesa diktatura komuniste e Vietnamit. Ky monizëm e ka katandisur Shqipërinë 53 vende më poshtë se Kosova e lirë dhe e pavarur. Ky monizëm ka vendosur këtu tiraninë e vërtetë të prokurimeve sekrete të cilat janë rritur 20 herë. Ka vendosur praktikat e vjedhjeve të papara në Europë dhe në botë”- tha Berisha.

Drejtuesi i ‘Rithemelimit’ u ndal sërish tek akuzat ndaj qeverisë për Projektin e Portit të Durrësit, të cilin Berisha e konsideron si një aferë korrptive.

“Vijmë më pas tek porti i Durrësit. Është një aferë ku Rama, Vuçiç dhe të tjerët, marrin minimumi secili nga 300 deri në 400 milionë euro. Çdo shqiptarë do të paguajë të paktën 1 mijë dollarë për ndërtimin e Portit të Durrësit. U grabisni shqiptarëve pasurinë më të madhe publike që kanë patur ndonjëherë. Çfarë ju lidh more juve me Europën? Nuk keni asnjë lloj lidhje, ju jeni për ekzil në mbretërinë e vjedhjes, të drogës dhe korrupsionit”- u shpreh Berisha.

 

TRENDING

Exit mobile version