Aktualitet

Studentët e Mjekësisë në protestë: Mos na mbani me zor, por përmirësoni kushtet, arsimin dhe mjekësinë

Megjithëse muxhahedinët ia morën disi skenën, studentët e Universitetit të Mjekësisë janë ngritur ditën e sotme në protestë për të kërkuar të drejtat e tyre dhe për t’i vënë në dukje qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit se nuk po i lejojnë të hyjnë në tregun e lirë të punës. Ata kanë reaguar në këtë mënyrë ndaj planit të qeverisë për të vendosur një tarifë prej 5 mijë eurosh për ata që duan të largohen nga Shqipëria në përfundim të Universitetit. Studentët nuk e quajnë të drejtë këtë tarifë dhe paralajmërojnë përshkallëzim të protestës.

“Ne duam të rrimë këtu apo të ikim jashtë, është puna jonë. Mos na kushtëzoni, përmirësoni kushtet, arsimin, mjekësinë. Tarifa 5000 euro është marramendëse. Do të marrim masa të mëtejshmem do ta përshkallëzojmë protestën”, tha një student.

TRENDING

Exit mobile version