Bota

Studimi/ Kina hedh dyshime se mund të jetë Italia vendi ku ka prejardhjen virusi

PEKIN-Kina po merret me një studim të ri në lidhje me përhapjen e hershme të koronavirusit në Itali, duke hedhur kështu dyshime se është vendi ku ka lindur pandemia.

Sipas mediave të huaja, zyrtarë në Kinë kanë sugjeruar se virusi mund të jetë përhapur në Evropë që në muajin shtator.

Gjithashtu, zytarët më herët kanë pyetur Spanjën për origjinën e pandemisë, si dhe ushtrinë amerikane, duke pretenduar se ka sjell virusin në Wuhan në tetor të vitit të kaluar gjatë Lojërave Botërore Ushtarake.

Mediat shtetërore kineze tani kanë mbështetur idenë se studimi i ri nga Instituti Kombëtar provon se përhapja ka mundësi të ketë filluar në Itali, jo në Kinë.

“Kjo edhe një herë tregon se gjurmimi i burimit të virusit është një pyetje komplekse shkencore që duhet t’u lihet shkencëtarëve. Ai është një proces në zhvillim që mund të përfshijë shumë vende,“-ka thënë  zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Zhao Lijian, sipas UK Times.

Sakaq, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka pranuar se është e mundur që virusi të ketë qarkulluar në heshtje diku tjetër para se të zbulohej në Wuhan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version