Rajon

Stuhia ‘Barbara’ godet Greqinë, paralizohet qarkullimi në disa akse të vendit

GREQI– Autoritetet greke kanë paralajmëruar qytetarët që të mos dalin nga banesat. Stuhia e dëborës Barbara ka shkaktuar problemet e para në Greqi. Policia greke ka njoftuar se ka vënë në jetë planin e masave për përballimin e situatës emergjente të krijuar prej stuhisë e cila ka mbuluar pjesën më të madhe të territorit helen.

Sipas ministrisë së mbrojtjes civile dhe emergjencave, reshjet e dendura kanë paralizuar pothuaj tërësisht trafikun në periferinë  e Athinës, ndërsa që prej orës 18.00 sipas orës lokale, është urdhëruar ndalimi i qarkullimit në lagjet veriore të kryeqytetit të vendit.

Me vendim të prefektit të Athinës shkollat e zonave të prekura prej stuhisë së dëborës Barbara do të jenë mbyllur, ndërsa nëpërmjet  mesazheve të mbërritura ne numrin e emergjencave civile 112 janë njoftuar banorët e Atikës të mos dalin nga banesat e tyre gjatë orëve në vazhdim.

Për të shmangur problemet,autoritetet njoftuan se që prej mbrëmjes të së shtunës do të ndalohet qarkullimi i kamionëve të rëndë të aksin Athinë-Lamia, Athinë-Thiva si dhe në gjithë akset periferike të Atikës.

Të gjitha automjetet që do të qarkullojnë në këto zona duhet të kenë në mënyrë të detyrueshme zinxhirë  ose kuverta anti-dëborë në automjetet e tyre, ndërsa banorët e zonave që do të preken janë njoftuar nëpërmjet numrit të emergjencave 112, të mos lëvizin nëse nuk do të kenë një arsye të rëndësishme.

Burimi: Protothema.gr

 

 

TRENDING

Exit mobile version