Aktualitet
Stuhia dhe era e fortë fluturojnë karriget në ajër, kyebashkiaku i Librazhdit: Qëndroni në shtëpi
Qyteti i Librazhdit është përfshirë nga stuhia e shiut dhe era e fortë, çka ka bërë që karriket dhe çadrat e bizneseve të fluturojnë në qendër të qytetit.
Ka qenë kryebashkiaku Mariglen Disha i cili ka bërë publike në Facebook, pamjet apokaliptike që ka lënë pas stuhia, ndërsa paralajmëron se e keqja nuk ka mbaruar ende.
Duke iu referuar IGJEUM, Disha thekson se gjatë antën pritet përkeqësim i mëtejshëm i motit, prandaj qytetarët duhet të bëjnë shumë kujdes
Ai fton të gjithë banorët e Bashkisë së Librazhdit që të telefonojnë në nurmin e zjarrëfikëses 128 për çdo problem që mund të kenë.
Postimi i Mariglen Dishës:
Strukturat e bashkisë së Librazhdit, ndërmarrja Rruga, policia bashkiake dhe ndërmarrja e ujësjellës kanalizimeve janë në gadishmëri maksimale për çdo problematikë që mund të hasni ju dhe familjet tuaja.
Për çdo nevojë mund të kontaktoni:
Zjarrëfikësja