Aktualitet

SUKSESI I STACIONEVE ME USHQIM PLOTËSUES NË SHQIPËRI

Qendra për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) që prej vitit 2012 ka  punuar mbi ruajtjen dhe rimëkëmbjen e popullatës së kalit të qyqes në Shqipëri. Kjo shkabë e  mahnitshme, e fundit që ende folezon në vendin tonë, nga 4 që kanë qenë më parë, përveç  rreziqeve që i kanosen nga kimikatet bujqësore, produktet mjekësore veterinare, elektrifikimi,  përplasja me strukturat e energjisë elektrike apo persekutimi njerëzor, i duhet të përballët edhe  me një kërcënim akoma më serioz e të heshtur, siç është helmimi. Ky fenomen është një  nënprodukt i konflikteve midis njeriut dhe jetës së egër, i cili aplikohet gjatë përpjekjeve të  barinjve për të helmuar ujqërit, preh e të cilave bie kali i qyqes, si një shpend që ushqehet me  kërma. Për këtë arsye, ngritja dhe mirëmbajtja e stacioneve me ushqim plotësues është një aksion  i drejtpërdrejtë konservues që ndihmon në uljen e rasteve të këtij kërcënimi domethënës për  popullatën e këtij lloji të rrallë në Shqipëri e Ballkan.  

Gjatë këtij viti stacionet kanë treguar një efikasitet të lartë. Që prej mesit të muajit mars 2020  organizata jonë filloi të supervizojë e të mirëmbajë stacionet, të cilat nëpërmjet pajisjes me  kamera kurth kanë arritur të dokumentojnë vizita të rregullta të kalit të qyqes dhe shpendësh  grabitqar. Pas kërkimit e analizimit të pamjeve filmike të gjeneruara në brendësi të stacioneve,  duke filluar nga muaji maj deri në qershor, u gjeneruan më tepër se 400 fotografi të prezencës së  kalit të qyqes, si individë të vetmuar ashtu edhe çifte. Surpriza më e bukur nga këto stacione ka  qenë filmimi i parë për vitin 2020 i kalit të qyqes në stacionin e Kurveleshit. Individi i rritur u pa  duke inspektuar territorin e stacionit dhe duke shijuar ushqimin e lënë për merak nga anëtarët e  rrjetit “Shpëtimtarët e Kalit të Qyqes”. Stacionet e ndërtuara nga organizata jonë, falë  mbështetjes së vazhdueshme nga anëtarët e këtij rrjeti, mirëmbahen dhe furnizohen në mënyrë  periodike me ushqim (çdo një muaj / tre javë) në mënyrë që kali i qyqes të mos bjerë preh i  ushqimeve të helmuar. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version