Politike

Sulmoi Flutura Açkën, Bardhi nuk pendohet

Përplasja mes demokratëve te Komisioni i Medias ishte një nga skenat më të komentuara politike këtë javë. Njëri nga “protagonistët” ishte Gazment Bardhi.

I ftuar në “Opinion” në Tv Klan ai shpreh keqardhje për tonet e larta ndaj koleges së tij, por nga ana tjetër thekson se ishte një “shpërthim i sinqertë”.

Pjesë nga diskutimi në studio:

A mendon që është një skenë elektorale kjo?

Gazment Bardhi: Deputetja tjetër është mike e imja dhe shpërthimi është aq i sinqertë sa të ishin përballë dy miq.

-A mund ta kishim mbajtur pak sinqeritetin se…?

Gazment Bardhi: Unë kam një zakon politik zoti Fevziu që nuk jam ndryshe para kamerave dhe ndryshe pas kamerave.

-Kshu thotë dhe Rama…

Gazment Bardhi: Këtë e kam, jam i njëjti në çdo moment. Aty kam thënë atë që kam ndjerë, nuk kam patur gjë me kolegen.

-A ndihesh keq për skenën?

Gazment Bardhi: Absolutisht ndihem i keqardhur, do doja që skena të mos ndodhte, kjo ka qenë arsyeja pse për 10 minuta pa filluar mbledhja i jam lutur zonjës Açka për të mos e vijuar mbledhjen, kishte një këmbëngulje, nuk e kuptova pse, megjithëse tashmë e kam kuptuar, është një strategji e zotit Basha.

TRENDING

Exit mobile version