Aktualitet

‘Sunny Hill Festival’ pa Dua Lipën, por vjen në nëntor…

TIRANË- ‘Sunny Hill Festival’ është mbyllur orët e të mëngjesit, pasi dhuroi një koncert të paharrueshëm për tre netë radhazi. Mbrëmja e kaluar i ishte dedikuar muzikës rep, ku në skenë performoi reperi i famshëm britanik Stormzy, duke dhuruar një spektakël për të gjithë të apasiunuarit pas tij. Stormzy ishte ndër të vetmit artistë në Sunny Hill Festival’ që zbriti nga skena për të takuar adhuruesit e tij.

Pavarësisht të gjithë emocioneve, ‘Sunny Hill Festival’ u mbyll pa performancën e yllit botëror Dua Lipa, por këngëtarja shqiptare na paska rezervuar një surprizë…

Sigurisht që nuk mund të mungojë një koncert nga Dua në Shqipëri. Ka qenë vetë kryeministri Edi Rama, i cili teksa ka shpërndarë një video nga ‘Sunny Hill Festival. Ka njoftuar se Dua Lipa do të mbajë një koncert në nëntor.

“Mirëmëngjesi dhe me superenergjinë e ‘Sunny Hill’ e me falënderimin për Duan, që e presim me padurim në Tiranë në nëntor, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Epo nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim një koncert të paharrueshëm nga Dua Lipa…..

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version