Pinknews

Super sexy dhe në top formë 51-vjeçarja Jennifer Lopez rrëfen gjithçka: Nuk kam bërë kurrë botoks, sekreti im është…(FOTO)

Pa asnjë dyshim, Jennifer Lopez është një ndër gratë më të bukura në botë. Ajo është bërë gjithashtu një ikonë bukurie për shkak të lëkurës së saj të përsosur. 51-vjeçarja ka folur për rutinën e saj të lëkurës për vite me radhë, ndërkohë që po lançon linjën e saj të produkteve të kujdesit për lëkurën, JLo Beauty.

Ajo ka deklaruar se ajo kurrë nuk ka përdorur botoks në jetën e saj, pavarësisht bukurisë së saj që nuk njeh moshë.

Gjatë një interviste në Zoom, këngëtarja dhe aktorja 51 vjeçare tha: “Deri më sot, unë kurrë nuk kam përdorur botoks. Unë nuk jam ai lloj personi. Unë nuk kam asgjë kundër atyre që e bëjnë atë, thjesht nuk është për mua”.


Pikërisht për këtë arsye, Jennifer Lopez tani ka krijuar gamën e saj të produkteve të kujdesit të lëkurës, JLO Beauty: “Unë preferoj shumë një qasje natyrale ndaj kujdesit të lëkurës, prandaj dua që produktet e mia të funksionojnë. Dua produkte që me të vërtetë ndihmojnë, sepse nuk dua që në ndonjë moment të përdor gjilpëra. Nuk jam duke thënë se një ditë mund të mos e mendoj, por tani për tani nuk e kam menduar kurrë”.

Gjatë një interviste janarin e kaluar, Jennifer Lopez deklaroi se e ka filluar rutinën e saj të kujdesit për lëkurën që kur ishte 20 vjeç dhe zbuloi produktin thelbësor që ajo ende përdor për të pamjen e jashtme.

Ish-i dashuri i Jennifer Lopez e kishte këshilluar atë të fillonte trajtimin me botoks, por këngëtarja refuzoi:

“As në ëndërr, nuk më pëlqen gjilpëra, dhe përveç kësaj, unë jam shumë e re”.

Kështu që vendosi të pyeste një ekspert për këshilla: “Isha 23 vjeçe dhe shkova te një dermatolog. Ai më këshilloi që të përdor një pastrues të mirë dhe disa kremra dielli çdo ditë.

Ai më tha: “Nëse vazhdon të ndjekësh këto këshilla tani e tutje, lëkura do të jetë e shëndetshme dhe do të dukeni më e re’. Me kalimin e kohës, kam zbuluar se kremi kundër diellit është me të vërtetë një përbërës kryesor në kujdesin tonë për lëkurën”, theksoi ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version