Kosova

Takimi me Escobar dhe Lajçak/ Abdixhiku: Veprimet e Kurtit po sjellin shqetësim

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, pas takimit me emrisarin amerikan Gabriel Escobar dhe atë evropain, Miroslav Lajçak deklaron se fajëtor për situatën në të cilën ndodhet Kosova janë veprimet e pamenduara të kryeministrit Albin Kurti. Ai tha se vendi aktualisht ndodhet në një situatë shqetësuese dhe të paqartë. Abdixhiku tha se Kosova mund të ketë edhe pasoja të tjera nga ShBA-ja, BE-ja e NATO.

“Po futemi në një situatë bukur shqetësuese për Republikën e Kosovës dhe për më tepër të paqartë. Në këtë fazë të Kosovës, qytetarëve tanë u mbetet t’i shohin pasojat që mund të vijnë nga një relacion i tillë, në radhë të parë nga ShBA, BE dhe NATO”, tha Abdixhiku.

Ai gjithashtu tha se shpreson që kryeministri të reflektojë dhe i bën thirrje presidentes të jetë më e qartë, më e zëshme, në këtë moment kritik për Kosovën.

Dy zyrtarët kanë zhvilluar një vizitë zyrtare në Kosovë dhe Serbi me synimin që të gjejnë një zgjidhje për qetësimin e situatës në tri komuna në veri të Kosovës – Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok. Në këto komuna, që nga 29 maji, serbët lokalë po protestojnë rregullisht për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale, të cilët fituan zgjedhjet e bojkotuara nga Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë

TRENDING

Exit mobile version