Kosova

Takimi me Vuçiç e Kurtin, Borrell raporton ç’diskutoi me ta në Paris

Situata në Kosovë përshkallëzuar javët e fundit, por ‘çelësi’ i zgjidhjes nuk fshihet në Prishtinë, por në Uashington dhe Bruksel. Deri më tani kryeministri Albin Kurti nuk heq dorë nga ideja që nga 21 nëntori të vendosë gjoba prej 150 eurosh për këdo që nuk e riregjistron automjetin dhe java e ardhshme ndoshta mund të jetë vendimtare për fatin e mëtejshëm të Kosovës.

Sot në Këshillin e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Joseph Borell, do t’u raportojë krerëve të diplomacisë evropianë në një takim joformal për bisedimet që ka pasur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në takimet e realizuara në kuadër të Forumit të Parisit.

Qëllimi i takimeve në Paris, siç paraprakisht pohoi Borell ishte gjetja e zgjidhjeve të nevojshme urgjentisht për krizën aktuale dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në terren.

Deri më tani zyrtarët e perëndimit po i bëjë thirrje qeverisë në Prishtinë që të shtyjë afatin për riregjistrimin e automjeteve për 10 muaj dhe të fillojë formimin e Unionit të Komunave Serbe (USO), ose ndryshe Asosacioni. Takimi i sotëm në Bruksel do të fokusohet kryesisht në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Fakti që do të jetë joformal, nënkupton se përfundimet e diskutimit nuk do të publikohen, por pritet që Borell të përcjellë thelbin e këtyre bisedimeve në një konferencë për shtyp.

Në ndërkohë, që nga palët po diskutohet edhe propozimi franko-gjerman. Në thelb flitet për modelin e dy gjermanive i cili do të nënkuptonte se Serbia e pranon pavarësinë e Kosovës, por nuk e njeh zyrtarisht atë, kjo nënkupton edhe anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara. Në këmbim të këtij veprimi Serbisë do ti lehtësohej procesi i integrimit drejt BE si dhe do ti jepen ndihma të mëdha financiare.

TRENDING

Exit mobile version