Aktualitet

Task Forcë monitoron kopshtet jo publike në Tiranë, 8 të pa licencuara

Ngjarja e keqtrajtimit dhe dhunës ndaj 3-vjeçares. Ministrja e Arsimit deklaron se janë kryer kontrolle në 90 kopshte jo publike nga të cilat 67 kopshte ushtrojnë veprimtarinë në përputhje me legjislacionin. 8 kopshte jo publike, nuk kanë aplikuar për licencim dhe 2 prej tyre ju është refuzuar licencimi.

Lajmi ne perditesim…

Reforma në kopshte/ “Tolerancë zero”, Manastirliu: Gjobë 500 mijë deri në 1 mln lekë të reja dhe ndërprerje e menjëhershme e veprimtarisë nëse ka shkelje
Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu në një komunikim për mediat u ndal tek reformat e ndërmarra në kopshte. Manastirliu u shpreh se në krye të listës së prioriteteve do të jetë edhe reforma e arsimit parashkollor dhe se do të referohen përgjegjësi të reja.

“Në rast të mosplotësimit të dokumentacionit dhe pajisjes me licensën përkatëse do të vijohet me masat që parashikon ligji, Gjobë në 500 mijë deri në 1 mln leke të reja dhe ndërprerje e menjëhershme e veprimtarisë. Paralelisht praktikat do t’u referohen organeve kompetente bazuar në legjislacionin në fuqi”, bëri me dije Manastirliu.

Gjithashtu theksoi se tashmë Task Forca ka vijuar kontrollet në institucionet e arsimit parashkollor.

“Nga kontrollet e këtyre ditëve janë inspektuar 90 kopshte jopublike dhe 67 prej tyre ushtrojnë veprimtari në përputhje me ligjin. 8 kopshte rezultojnë të mos kenë aplikuar për licensimin përkatës dhe dy prej tyre i është refuzuar licensimi”, tha Manastirliu, ndërsa bëri me dije se është publikuar në faqen zyrtare, lista e institucioneve parashkollore, kopshtet që janë të licensuara.

 

TRENDING

Exit mobile version