Politike

Tavo zgjidhje për Himarën?/ Barka: Emërimi i tij si Prefekt i Vlorës ka qëllime të tjera

Profesori i Asociuar dhe publicisti Panajot Barka foli edhe për Vangjel Tavon, i cili së fundmi është emëruar prefekt i qarkut Vlorë, si dhe është një nga amerat e lakaur si kryetar i Bashkisë Himarë, pas arrestimit së Jorgo Goros me urdhër nga SPAK.

Sipas Barkës, Tavo nuk do e pranojë postin si kryetar bashkie nëse i ofrohet ndërsa shtoi se emërimi i socialistit si prefekt i Vlorës nuk ka lidhje me situatën në Himarë.

Nuk kam, folur me të, por i di parimet e tij. Tavo, kurrën e kurrës nuk pranojë një post, të emërohet sidomos në këtë pozicioni delikat të Himarës. Zgjedhja e Tavos si prefekt i Vlorës ka qëllime të tjera nga Rama që s’lidhet me Himarën. Unë mendoj se Rama do in tërheqë Metës një njeri të fuqishëm, me qëllim që nesër ta bëjë deputet të Vlorës, si dhe mund të godasë dhe Dulen, s’besoj se ka lidhje me Himarën. Zëvendësimi i kryetarit të Himarës do të ndodhë shumë shpejt me një nga nënkryetarët aktualë nga Këshilli Bashkiakë.”, përfundoi Barka.

 

TRENDING

Exit mobile version