Kronike

Tempulli2/ Shisnin doza heroine e kokaine afër shkollave, disa të arrestuar në Elbasan

Katër shtetas u kapën në flagrancë me doza heroine dhe kokaine, në 2 lagje të qytetit të Elbasanit.

Policia informon se 3 prej të arrestuarve ishin me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e narkotikëve dhe të vjedhjes.

“Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, pasi e siguronin lëndën narkotike, e ndanin në doza, të cilat i shitnin në afërsi të shkollave dhe në ambiente të ndryshme të qytetit të Elbasanit” informoi sot policia e Elbasanit.

Në lagjen “Skenderbej”, shërbimet e Forcës Operacionale konstatuan tre banues në Elbasan, të cilëve gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në ambientin ku ata po qëndronin, iu gjetën doza të lëndëve narkotike heroinë dhe kokainë.

Gjithashtu, po për këtë rast u referuan materialet në prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë nj 33 vjeçar pasi dyshohet i përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Në lagjen “Partizani”, gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjetin e nj 36 vjeçari “Shqiponjat” gjetën doza të lëndëve narkotike kokainë dhe heroinë.

Në kuadër të kontrolleve n vijim t megaoperacionit antidrog të koduar “Tempulli 2” u kryen arrestimet pr shtetasit E. P., 30 vjeç, E. K., 41 vjeç dhe G. T., 36 vjeç, me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e narkotikëve dhe të vjedhjes, dhe M. B., 33 vjeç.

Dozat e lëndëve narkotike heroinë dhe kokainë dhe 1 automjet që dyshohej se përdorej për këtë veprimtari kriminale u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

TRENDING

Exit mobile version