Kosova

Tërheqja e serbëve, Escobar: Potencial përshkallëzimi

Zv. Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit dhe i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka folur për largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës.

Ai thekson se ky vendim nuk është aspak zgjidhje për situatën e krijuar, duke shtuar se largimi nga ato institucionet është potencial për përshkallëzim.

Esobar tha më tej se Shtetet e Bashkuara të Amerikës pajtohen me Bashkimin Evropian, se zhvillimet e fundit janë shqetësuese dhe vënë në rrezik progresin e rëndësishëm të arritur në dialogun e lehtësuar nga BE.

“Tërheqja e serbëve të Kosovës nga institucionet e Kosovës nuk është zgjidhje për mosmarrëveshjet aktuale dhe është potencial për të përshkallëzuar më tej tensionet në terren. Të gjitha palët duhet të ndërmarrin hapa për të ulur tensionet dhe për të siguruar paqen dhe stabilitetin. Veprimet dhe retorika që rrisin mundësinë për  dhunë, vënë në rrezik të panevojshëm jetët e pafajshme dhe ato të forcave paqeruajtëse ndërkombëtare që janë në terren.

 

 

Emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, në një intervistë, gjithashtu ka folur edhe për Planin franko-gjerman.

“Progresi drejt normalizimit të marrëdhënieve Serbi-Kosovë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, është shumë i rëndësishëm për stabilitetin rajonal dhe për stabilitetin evropian, në një kohë kur po përballemi me agresionin e Rusisë në Ukrainë dhe me krizat e goditjeve që pushtimi brutal dhe i pajustifikuar i Putinit ka shkaktuar në të gjithë Evropën. Detajet e propozimit po diskutohen në kuadër të dialogut të drejtuar nga BE-ja. Ne e mbështesim fuqishëm: Mendoj se pas diskutimeve mes dy qeverive, të fillojë një përfshirje më e madhe edhe e publikut.”.

TRENDING

Exit mobile version