Bota

Tërmet 6.6 ballë në Izmir/ 26 viktima (2 në Greqi) e mbi 885 të plagosur

Gjendja në Izmir po përkeqësohet orë pas ore dhe të paktën 26 persona kanë humbur jetën ndërkohë që mbi 880 persona janë lënduar dhe po  vazhdojnë misionet e kërkim shpëtimit në  tre zonat më të prekura Bornova, Bayraklı dhe Karşıyaka.

Në një konferencë për median ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Urban Murat Kurum tha se deri tani janë shpëtuar 100 qytetarë nga momenti i tërmetit  dhe ende vazhdojnë kërkimet për 21 persona të cilët  gjenden nën rrënoja.

Pas tërmetit,  kanë ndodhur më shumë se 35 tronditje të magnitudës më të lartë se 4 ballë  dhe 484 lekundje me te lehta.

Natën e mbrëmshme qytetarët të frikësuar nga lëkundjet e njëpasnjëshme, kanë fjetur në ambiente të hapura. Në të gjitha parqet e qytetit janë ngritur çadra dhe familjet kanë kaluar natën aty.

Ekipet e kërkimit, 6000 persona nga emergjencat civile apo dhe efektivë të policisë, dhe mbi 20 qenë të stërvitur për kërkime janë të përqendruara tanimë në 8 ndërtesa

Lëkundjet e tërmetit u ndjenë deri në Greqi ku në ishullin e Samos ka shkaktuar dhe 2 viktima, një 15 dhe 17-vjeçar.

Shteti turk është mobilizuar i gjithi teksa në zonën e tërmetit janë vendosur 3.066 çadra, 10.560 shtretër dhe 5 kuzhina të lëvizshme.

Izmiri është një vend sizmik, vendi është goditur herë pas here nga tërmete me efekte shkatërruese
Një nga tërmetet më të vjetër Tërmeti i Izmirit në vitin 1688 të paktën 7 ballë, i cili shkaktoi dëme të mëdha në qytet dhe të paktën u shënuan 16 mijë viktima.

Tërmeti  tjetër, ai më 4 prill 1739 i cili një forcë prej 6.8 ballë shkaktoi dëme të mëdha materiale dhe 80 viktima

Izmiri është tronditur vazhdimisht nga tërmete të rënda vit pas viti. Më 22 shtator 1939 ishte i radhës në Dikili, ku humbën jetën të paktën 60 njerëz dhe një mijë shtëpi u shkatërruan.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version