Bota

Tërmeti në Siri e Turqi, 24 mijë të vdekur, mbi 80 mijë të plagosur

Numri i të vdekurve nga tërmeti i 6 shkurtit që tronditi Turqinë dhe Sirinë ka shkuar në 23 831 të vdekur.  Në Turqi numri i të vdekurve ka shkuar në 20 318, ndërsa në Siri, 3,513 të vdekur. Qindra mijëra njerëz të tjerë kanë mbetur të pastrehë dhe me mungesë ushqimi në kushte dimri shpesh nën zero pas tërmeteve me magnitudë 7.8 dhe 7.6 të shkallës Rihter që goditën disa orë nga njëri-tjetri të hënë. •Dhjetra vende kanë premtuar ndihmë dhe kanë dërguar ekipe emergjente. •SHBA ka ofruar një paketë ndihme prej 85 milionë dollarësh (70.3 milionë £) për të cilën tha se do të vazhdonte të jepte “ndihma të nevojshme urgjentisht për miliona njerëz”, duke përfshirë ushqimin, strehimin dhe shërbimet shëndetësore emergjente, si dhe mbështetjen për ujë të pijshëm të sigurt dhe kanalizime.

Lajmi në përditësim…

 

TRENDING

Exit mobile version