Rajon

Tragjedi në Greqinë ‘e pushtuar’ nga flakët, gjenden të djegur 18 trupa

Një tragjedi ka ndodhur në pyllin e Dadias në Greqi. Pylli po digjet prej ditës së djeshme dhe sipas informacioneve janë gjetur të paktën 18 trupa të karbonizuar emigrantësh.

Sipas informacioneve, të vdekurit janë gjetur në dy grupe, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Sipas përfaqësuesit të Departamentit të Zjarrfikësve, Yiannis Artopioros, “në një inspektim në vend nga zjarrfikësit në zonën më të gjerë të Avandës, 18 persona u gjetën pranë një grope zjarri. Duke qenë se prej ditës së djeshme nuk ka asnjë deklarim të zhdukjes, po hetohet mundësia që ata të kenë hyrë ilegalisht në vend.

Po vijojnë hetimet në të gjithë zonën ku ka rënë zjarri.”Zjarri  në brendësi të pyllit të Dadias ka rënë mesditën e së hënës, 21 gusht dhe forcat zjarrfikëse kanë tentuar të vënë flakët nën kontroll para se të përhapen.

TRENDING

Exit mobile version