Bota

Tragjedia me qindra viktima në Indi, kolaps në spitalet dhe morgjet

Spitalet dhe morgjet në Indi nuk kanë më kapacitet pas tragjedisë hekurudhore me 275 viktima.  Për familjet që kanë udhëtuar në qytet, me dhimbje për të gjetur të dashurit e tyre, pritja ka qenë traumatike.

Në spitalet lokale, mjekët po punonin gjatë gjithë kohës për të trajtuar pacientët e lënduar. Në Balasore, një djalë 15-vjeçar ishte në mesin e qindra të mbijetuarve që mbërritën në Kolegjin Mjekësor Qeveritar për trajtim.

Ministri i Hekurudhave Vaishnaë tha se autoritetet i kanë kërkuar Byrosë Qendrore të Hetimit, agjencisë më të lartë të hetimit të Indisë, të hetojë përplasjen e së premtes, shkruan CNN. 

Autoritetet kanë njoftuar kompensim prej rreth 1200 dollarë për familjet që kanë humbur të dashurit. Por ndërsa ekipet vazhdojnë të hetojnë shkakun, asnjë shumë parash nuk mund të kompensojë humbjen shkatërruese të njerëzve.

TRENDING

Exit mobile version