Kronike

Tragjike/ Mjeti përplas për vdekje 70-vjeçarin

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite rreth orës 17:40 në Fier në aksin rrugor “Fier-Vlorë”  ku një mjet ka përplasur për vdekje një 70-vjeçar. Pasi e aksidentoi për vdekje, drejtuesi i mjetit u largua nga vendngjarja.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Ferras, ku mjeti e ka përplasur 70-vjecarin me iniciale Y. T.,  i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë duke e lënë të vdekur.

Në vendngjarje ka shkuar policia, e cila po kryen ekspertizën dhe është vënë ne kërkim të drejtuesit të automjetit që ka shkaktuar aksidentin me vdekje.

TRENDING

Exit mobile version